Kukësi aktiv në merkato, pas Hilës dhe Mustës synohet një tjetër lojtar i Superiores

Kukësi ka nisur nga puna për afrimet e para në merkato. Edhe pse nuk kanë zyrtarizuar ende trajnerin e ri, verilindorët kanë firmosur zyrtarisht me Ardit Hilën, ndërsa kanë gjetur akordin me Emiliano Mustën dhe firma me mbrojtësin është vetëm formalitet.

Te Kukësi nuk kanë ndërmend të ndalen me kaq pasi kanë gjetur akordin edhe me një tjetër mbrojtës. Bëhet fjalë për Dajan Shehin që sezonin e kaluar ishte pjesë e Vllaznisë.

LEXO EDHE  Zyrtarisht te "Djajtë e Kuq", Sancho: United ëndërr e realizuar

Lojtarit i ka përfunduar kontrata me skuadrën shkodrane dhe tashmë do të bashkohet me Kukësin në sezonin e ri. Zyrtarizimi i Shehit dhe Mustës pritet të bëhet në orët në vijim duke parë që janë lojtarë të lirë dhe mund të firmosin me çdo skuadër.