Puntatën e sotme në “Për’puthen+40”, përballja mes Armandos dhe Stelës ka sjellë reagim të fortë në studio.
Olti ka shokuar të pranishmit duke thënë se Armando jashtë studios ka ofenduar nënën e tij, ish-gruan dhe 3 vajzat e konkurrentit.
“Në studio ke ofenduar Stelën, jashtë studios ke ofenduar nënën time, ish-gruan time dhe 3 vajzat e mia”, tha Olti.
“Mos do të shkosh dhe ti në gjykatë për shpifje?”, i është kundërvënë Armando.