Asnjë viktimë/ 11 të infektuar me Covid në 24 orët e fundit në Shqipëri! Harta

Situata e pandemisë në Shqipëri vijon të jetë e qendrueshme, ku dhe gjatë ditës së sotme nuk ëhstë shënuar asnjë viktimë, ndërkohë kemi një ulje të lehtë të infektimeve krahasuar me një ditë më parë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë ën 24 orët e fundit janë kryer 2,648 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 11 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:  5 raste në Tiranë, 3 raste në Elbasan, 1 rast në Malësi e Madhe, Bulqizë dhe Kolonjë.

Njoftimi i MSH:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient të mbyllur dhe kudo ku nuk mund të ruhet distancimi fizik, kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon:

Janë kryer 2,648 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 11 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:  5 raste në Tiranë, 3 raste në Elbasan, 1 rast në Malësi e Madhe, Bulqizë dhe Kolonjë.

Aktualisht po marrin trajtim spitalor 20 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 24 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,785 që nga fillimi i epidemisë. 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (10 Qershor 2021)

Raste të reja ditore        11

Të shëruar në 24 orë      24

Të shtruar në spitale      20

Humbje jete në 24 orë   0

Testime ditore                2,648

Testime totale            748,916

Raste pozitive             132,426

Raste të shëruara        129,785

Raste Aktive                  189

Humbje jete                  2,452

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Shkodër       57

Tiranë          50

Berat             28

Elbasan        14

Lezhë           12

Korçë            10

Durrës          4

Fier                4

Gjirokastër   3

Dibër             3

Kukës           2

Vlorë              2