Pengohet kalimi i 69 shqiptarëve në Britani, njoftim i rëndësishëm për kontrabandistët

Policia britanike ka vënë në pranga 3 persona të cilët po tentonin që të fusnin në mënyrë të jashtëligjshme nga Belgjika në Britani, 69 migrantë shqiptarë. Sipas mediave britanike, kalimi i tyre bëhej me anije peshkimi.

Mediat britanike kanë publikuar emrat e të arrestuarve, të cilët janë me nënshtetësi lituaneze, një izraelit dhe një anglez. Mësohet se shtetasit u arrestuan në orët e para të mëngjesit, pas një kontrolli. Bëhet me dije se policia do vazhdojë më tej këtë çështje, duke mos toleruar kalimin e jashtëligjshëm.

“Por aktiviteti i sotëm tregon edhe një herë vendosmërinë tonë për të përçarë dhe çmontuar rrjetet e kontrabandës së njerëzve kudo që ata operojnë. Është një përparësi kryesore për NCA”,-shprehen autoritetet zyrtare.