VIDEO/ Zjarr në banesën e të moshuarës, ndërhyjrja e fqinjëve për t’a shpëtuar

Banorët e një lagjeje në Athinë përjetuan momente dramatike nga zjarri, që shpërtheu në një apartament në katin e dytë të një pallati.

Në apartementin ku shpërtheu zjarri jetonte një grua e moshuar, që mesa duket se ishte bllokuar mes tymit dhe flakëve, pasi nuk ka mundur të dalë nga shtëpia para se të përhapej zjarri, prandaj gruaja po qendronte në ballkon.

Në video duken fqinjët, të cilët kanë sjellë shkallë dhe një i ri, që ngjit shkallët duke u përpjekur të shpëtojë të moshurën. Sidoqoftë, e moshuara nuk mund ta ndihmonte të riun, pasi kishte vështirësi në lëvizje, si rezultat ajo rrezikoi të binte nga shkallët dhe të vritej.

Për fat të mirë, në atë moment, forcat e policisë mbërritën , shpëtuan të moshuarën ndërsa zjarrfikësit nisën shuarjen e zjarrit.