Reshjet e shiut përmbytin Korçën

Reshjet intensive të shiut që ranë këtë pasdite përmbytën rrugët e Korçës si dhe disa banesa në periferi të qytetit, por edhe në fshatin Barç.

Uji i pranishëm në rrugë krijoi vështirësi për qarkullimin e mjeteve në qytet.

Përmbytje pati edhe në pjesën më të madhe të Pazarit të Korçës.

Në Barç dhe zonën periferike të qytetit bllokimi i pusetave për shkak të prurjeve të shtuara të përrenjve bëri që uji të vërshonte dhe brenda shtëpive dhe bizneseve.