Një shqiptare humbi jetën në një aksident rrugor të ndodhur orët e vona të së shtunës në provincën e Matera-s, në Itali. Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e Bernalda, ku makina në të cilën udhëtonte një familje shqiptare humbi kontrollin e mjetit, duke përfunduar jashtë rruge, në rrethana ende të paqarta.
Fatkeqësisht nga aksidenti humbi jetën gruaja që ishte pasagjere, identiteti i së cilës nuk është bërë publik në mediat italiane, ndërsa dy persona të tjerë, mes tyre edhe një djalë mbetën të plagosur dhe u dërguan me urgjencë në spital. Mësohet se familje shqiptare punonte në një prej fushave të Basilicata.