Gjykata e Fierit ka caktuar ditën e sotme masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për Luftar Panahorin, shoferi i rimorkiatorit që shembi urën në Darëzezë disa ditë më parë. Shoferi u prangos pasi shkeli rëndë rregullin. Mësohet se në hyrje të kësaj ure ishte vendosur që nuk lejohej kalimi i tonazhit të rëndë.
Kujtojmë se ai u arrestua të premten e 4 qershorit për akuzën “shkatërrim të rrugëve”, pasi ura e rrugës automobilistike Fier-Darzezë u shemb, duke bllokuar fshatrat përrreth.