Partizani do zhvillojë përgatitjet për pjesëmarrjen në Conference League. Të kuqtë do udhëtojnë drejt Ohrit për fazën përgatitore, teksa nesër është ditë deçizive edhe për merkaton.
Disa nga emrat kryesorë të skuadrës janë pa kontrata, ndërsa lojtarët që Daja do marrë në Ohër rrjedhimisht do kenë gjetur akordin me klubin.
Për këtë, tifozët e Partizanit do mësojnë edhe futbollistët që do jenë me grupin për sezonin e ardhshëm. Në datën 15 qershor Demat do mësojnë rivalët në kompeticionin e ri të UEFA, teksa më së pari duhet të mbajnë yjet e skuadrës.
Çinari zyrtarizoi lëvizjen drejt Samsunspor në Turqi, ndërsa Asani është me një këmbë jashtë ekipit. Mala dhe Broja janë të shumëkërkuar, teksa drejtuesit do vendosin pikat mbi “i” dhe nesër është një ditë deçizive.