Parashikimi i motit për ditën e hënë, 7 qershor 2021

Java që presim përpara do të jetë e paqëndrueshme dhe karakteristikë të saj do të ketë reshjet në formë rrebeshesh dhe shtrëngatash nga orët e mesditës deri ato të pasdites, bën të ditur Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Java nis me ditën e Hënë ku moti parashikohet kryesisht i vranët, por edhe intervale me diell.

Reshje shiu me intensitet të ulët në orët e mëngjesit dhe nga orët e mesditës deri pasdite me intensitet mesatar.

Reshjet me intensitet mesatar do të jenë në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve shoqëruar me breshër dhe shkarkesa elektrike.