Vllaznia e mbylli sezonin me trofeun e Kupës së Shqipërisë, teksa drejtuesit po bëjnë afrimet e duhura. Sekretari i klubit dhe krahu i djathtë i sponsorit Xhaferi, Blendi Dibra është parë së fundmi me yllin e Kombëtares Elseid Hysaj.
Duket se fama e Hysaj ka bërë që ai të jetë një nga emrat që klubi po mendon të bëjë ambasadorë të markës Vllaznia, teksa duket se shkodranët kërkojnë të njihen në arenën ndërkombëtare dhe kush më mirë se Hysaj mund të japë një kontribut të madh në këtë pjesë.
Me origjinë shkodrane, Hysaj nuk I ka harruar rrënjët, ndërsa ka vizituar qytetin e lindjes, ndikuar edhe nga dëmtimi që pësoi duke qenë jashtë miqësoreve të kombëtares kuqezi.