VIDEO/ Situatë komike në fushë, futbollisti uellsian shtrin në tokë Rejën dhe Manaj-n

Po luhet në këto momente pjesa e dytë mes Uellsit dhe Shqipërisë, një takim miqësor që është duke u luajtur në stadiumin e Kardifit.

Teksa po luhen 20 minutat e fundit të sfidës, rezultati vijon të jetë  i barabartë pa gola. Një moment tepër pikant, ka ndodhur pas një dyluftimi në mesfushë mes Manajt dhe Dejvid, ky i fundit shtyn sulmuesin e Kombëtares, në afërsi të stolit kuqezi, duke rrëzuar edhe trajnerin Edi Reja. Futbollisti i Uellsit ndëshkohet me karton të verdhë.