Burri del nga makina dhe dhunon barbarisht një grua pa arsye (Video)

Një video tregon momentin shokues kur një person dhunon një grua. Personi është vënë në kërkim nga policia pasi ka dhunuar brutalisht, pa asnjë arsye, një grua.

Mediat e huaja shkruajnë, se ngjarja ka ndodhur në një pikë karburanti në Los Angeles, SHBA.

Pamjet e sigurisë shfaqin fillimisht gruan, e cila është duke furnizuar makinën me lëndë djegëse, ndërkohë, aty pranë afrohet një tjetër makinë.

Nga mjeti, del një burrë, i cili me ngadalë afrohet drejt gruas. Sapo i afrohet pranë, burri nis ta godasë atë në kokë e fytyrë, pambarimisht.

Arsyeja e shkaku nuk bëhen të ditura, ndërsa mësohet se policia është vënë në kërkikm të autorit.

Më poshtë pamjet: