Dënohet me 8 vite burg anëtari i grupit të ‘Habilajve’

Gjykata e Posaçme dënon me 8 vite burg Reshat Radhimën, anëtar i grupit të Habilajve.

Rradhima u shpall fajtor për trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal.

Kujtojmë se ai u ekstradua nga Italia drejt vendit tonë në prill të 2019 për tu përballur me akuzat e ngritura nga drejtësia shqiptare.

Pas ekstradimit, Radhima ndodhet pas hekura nën masën e sigurisë arrest me burg.

Procesi gjyqësor ndaj tij u zhvillua i veçuar nga ai i antarëve të tjerë grupit, për të cilët u dha vendimi disa ditë më parë.