Lefter Maliqi: Krimi bën kërdinë, policia e drejtësia heshtin

Deputeti Lefter Maliqi, përmes një postimi në rrjetin e tij social Fb, shkruan se që pas masakrës elektorale të 25 Prillit, krimi po sundon vendin. Ndër të tjera ai shprehet se policia dhe drejtësia rrinë në heshtje ndërkohë që krimi bën kërdinë.

“Krimi sundon vendin. Pas krimit zgjedhor e masakres elektorale t 25 Prillit. Cdo dite, kudo ne veri e jug, lulezon krimi e droga, vrasje ne rruge, ne prite, ne makine, ne dere te shpise, ne lokal, vjedhje,trafiqe,grabitje etj.

Shteti ne gjume, inegzistent merret me sfilatat e gjyqtares se Elbasanit. Krimi ben kerdine, policia e drejtesia heshtje. Krimi elektoral motivon inegzstencen e shtetit, frymezon krimin ne rruge, favorizon trafiqet, korrupsionin.

Kudo pasiguri, varferi, shpopullim si rrjedhoje e Rilindjes se krimit dhe oligarkeve. Vendi ne rrezik, opozita pas 13 Qershorit te dal me e bashkuar se kurre dhe ti drejtohet popullit per te marre ne dore fatet e vendit te demokracise kundra instalimit te diktatures, kunder krimit zgjedhor dhe atij te rruges”,- shkruan Maliqi.