Koronavirusi në Itali/ 59 viktima dhe 1968 raste të reja në 24 orët efundit

Autoritetet shëndetësore në Itali kanë publikuar të dhënat e fundit të infektimeve dhe fataliteteve nga COVID-19, për 24 orët e fundit.

Në njoftimin zyrtar, saktësohet se gjatë këtij intervali kohor janë regjistruar 1.968 raste të reja me virusin, ndërsa fatkeqësisht, nuk kanë arritur të fitojnë betejën me virusin 59 qytetarë.

Numri i viktimave që nga fillimi i pandemisë është 126.342 persona.

Sa i përket të shëruarve, në 24 orët e fundit janë shpallur 6.392 si të tillë.