• Kontakt
Wednesday, July 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Gledi Mici tregon pse zgjodhi të luajë për Kosovën

08:26 : 03/06/2021
në SPORT

Gledi Mici është i pari lojtar nga qytetet e Shqipërisë zyrtare që merr një ftesë nga përfaqësuesja e Kosovës, prej së cilës tradicionalisht vetëm ka marrë Kombëtarja shqiptare. Në një intervistë për “Panorama Sport”, mbrojtësi kampion me Prishtinën tregon si është të triumfosh në tri shtete, ftesën nga “Dardanët” si dhe keqardhjen për vendimin e Prishtinës. Mici nuk i mohon zërat për kthim në Superiore.

Mici, një tjetër titull në karrierë. Si ishte ky sezon në Kosovë?

Ishte një sezon i vështirë, pasi e nisëm keq. Mirëpo, rrugës kemi rikuperuar shumë dhe mundi na u shpërblye me titull. Jam shumë i gëzuar që ia dolëm me Prishtinën.

Keni triumfuar në tri shtete: Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe tanimë edhe në Kosovë. Ku shijon më tepër një titull dhe pse?

Të gjithë titujt kishin veçantinë e tyre. Mbase ky i fundit pak më shumë, pasi mungonte për 8 vite në Prishtinë.

Lexo edhe:

“Zbulimi” i Alonso-s çon Real Madridin në çerekfinale, eliminohet Juventus

Horoskopi, e mërkurë, 2 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Si është niveli i futbollit në Kosovë, në krahasim edhe me rivalitetin që keni pasur kur jeni shpallur kampion në Maqedoni dhe Shqipëri?

Ky titull ka qenë më i vështiri, pasi ishin 5 skuadra në garë për titull deri në fund. Ndërsa në Shqipëri dhe në Maqedoninë e Veriut kam qenë me skuadra të cilat kanë bërë diferencën që në fillim. Mund të them se niveli është shumë i përafërt me Shqipërinë.

Ku do të jetë e ardhmja e Micit, pasi emri juaj është përmendur edhe si një prej dëshirave te Dinamoja? A jeni gati për t’u rikthyer në Superiore?

Është një pyetje së cilës nuk mund t’i përgjigjem.

As se cilat janë planet tuaja të afërta?

Jam duke u përgatitur që të luaj në ndeshjet kualifikuese për Ligën e Kampioneve me skuadrën e Prishtinës.

Sa surprizë ishte për ju ftesa nga përfaqësuesja e Kosovës?

Jam shumë i lumtur për këtë ftesë dhe për vlerësimin nga Kosova. Dua që të falënderoj nëpërmjet jush trajnerin Bernard Shaland si dhe Federatën e Futbollit të Kosovës. Në të njëjtën kohë, më vjen shumë keq që klubi i Prishtinës ka marrë vendimin që ne të mos jemi me Kosovën, për të nisur shpejt përgatitjet për kualifikueset e Champions-it.

Keni qenë pjesë e moshave te Shqipëria dhe jeni ndër të parët lojtarë nga qytetet e Shqipërisë zyrtare që luani me Kosovën. Çfarë ndjesie?

Normalisht jam gëzuar shumë. Po më vjen akoma edhe më mirë nëse jam vërtet lojtari i parë shqiptar që ftohem nga Kosova. Përfaqësuesja e Kosovës është rritur shumë, ka shumë cilësi në organikën e saj dhe unë personalisht ndihem i vlerësuar dhe jam shumë i gëzuar që mora një ftesë prej saj, qoftë edhe për ndeshje miqësore.

Sipas jush, pse vjen kjo ftesë nga Kosova dhe jo nga Shqipëria, për mungesë vëmendjeje nga kuqezinjtë apo mendoni se nuk jeni zgjedhur në raport me homologët tuaj për çështje cilësie?

Nuk e di këtë. Asnjëherë nuk kam dashur që të bëj polemika. Ndoshta, kështu ka qenë e shkruar të ndodhte dhe ja kështu u bë.

Jo për polemika, por mungesa e një ftese nga Shqipëria a është një mosinteresim për atë që keni dhënë këto vite dhe Kosova vlerësoi paraqitjet tuaja me Prishtinën?

Unë jam futbollist dhe mundohem që të jap maksimumin në çdo stërvitje e në çdo ndeshje me ekipin ku luaj. Kjo është puna dhe detyra ime që unë bëj. Të dyja kombëtaret janë shumë të forta dhe dëshira apo ajo që shpresoj, është që një ditë të bashkohen të dyja bashkë dhe të bëhet një superskuadër.

Për të luajtur me Kosovën, çfarë ndodh me pasaportën?

Nuk e di këtë. Nuk jam interesuar, por mbase i mbaj të dyja pasaportat.

Lajme të lidhura

SPORT

“Zbulimi” i Alonso-s çon Real Madridin në çerekfinale, eliminohet Juventus

23:03 : 01/07/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, e mërkurë, 2 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 01/07/2025
AKTUALITET

Ilir Meta: Ja e vërteta e lajmit të gjetjes së kartës bankare me 240 mijë dollarë

22:54 : 01/07/2025
BOTA

Sa të rrezikshme janë temperaturat e larta?

22:49 : 01/07/2025
SPORT

Zyrtare/ Kontratë për 3 vite, Lindon Selahi bashkohet me Juljan Shehun te Widzew Lodz

22:43 : 01/07/2025
BOTA

Greqia, 8 miliardë euro investime nga BE

22:38 : 01/07/2025
Para

“Të çjerr maskën”/ Stela e akuzon se e ka kërcënuar dhe dhunuar, Armando: Më ke kërkuar se*s

TË GJITHA

“Zbulimi” i Alonso-s çon Real Madridin në çerekfinale, eliminohet Juventus

23:03 : 01/07/2025

Horoskopi, e mërkurë, 2 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 01/07/2025

Ilir Meta: Ja e vërteta e lajmit të gjetjes së kartës bankare me 240 mijë dollarë

22:54 : 01/07/2025

Sa të rrezikshme janë temperaturat e larta?

22:49 : 01/07/2025

Zyrtare/ Kontratë për 3 vite, Lindon Selahi bashkohet me Juljan Shehun te Widzew Lodz

22:43 : 01/07/2025

Greqia, 8 miliardë euro investime nga BE

22:38 : 01/07/2025

Studimi: Varësia nga ekranet po nxit ankth, lodhje dhe probleme gjumi

22:28 : 01/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com