Një dietë revolucionare mund të konsiderohet ajo e publikuar nga mediat e specializuara ndërkombëtare që sugjerojnë se und të humbasësh një kilogram në ditë dhe katër kg në total nëse konsumon ushqime me bazë luleshtrydhet për katër ditë rresht.
Dhe meqë është edhe koha e luleshtrydheve, mund ta provoni nëse doni të hiqni ca kilogramë në prag të pushimeve verore. Ka edhe më, nuk ka nevojë të shkoni në palestër për ti humbur këto katër kile.
Vetëm përmbajuni planit të ushqimit dhe shtresat dhjamore do të shkrihen. Dredhëzat apo luleshtrydhet janë të pasura me vitamina C dhe kur bëhet fjalë për acidin folik, atëherë luleshtrydhet janë lider.
Oraret e mëposhtme janë të rekomanduara, por në varësi të mundësive tuaja, duhet respektuar koha mes vakteve prej rreth tre orësh.
Dita e parë
Mëngjesi 08.00: Sallatë me fruta. Merrni 250 gr luleshtrydhe, i pastroni dhe i pritni. Shtoni dhe gjysmë mollë dhe gjysmë bananeje. Në një enë përzieni gjithçka duke shtuar edhe një lugë mjaltë dhe 50 gr jogurt.
Pas mëngjesi 11.00: Përzieni 100 gr luleshtrydhe dhe 0.1 l qumësht pa yndyrë, shtoni 1/2 e lugës mjaltë dhe 50 ml ujë pa gaz. Do të keni energji dhe ndjenja e urisë do të zhduket.
Dreka 14.00: Sallatë. Në të futni 150 gr luleshtrydhe, një copë gjoks pule, 100 gr tranguj, 300 gr shparguj, 10 gr majdanoz, 20 gr arra të bluara, 1 lugë lëng limoni, 6 lugë gjellë me perime, 1 lugë vaj ulliri.
Zamra (Vakt mes drekës dhe darkës, rreth orës 17.00): Jogurt (kos) me luleshtrydhe.
Darka 20.00: Sallatë. Përzieni një patate me 1 thelp hudhër, 1 selino të zier, 0.1 l jogurt, 50 gr djathë pa yndyrë dhe majdanoz.
Dita e dytë
Mëngjesi: Dy feta bukë integrale të lyer me djathë apo krem djathi me pak yndyrë.
Pas mëngjesi: 200 gr luleshtrydhe dhe 1 lugë mjaltë.
Dreka: Sallatë. Në pjatancë përzieni luleshtrydhet (rreth 100 gr), gjysmë tufe sallatë jeshile, një ose dy domate dhe po aq speca, kos pa yndyrë (rreth 50 ml), kos normal (50 ml), lëng limoni, kripë sipas dëshirës, bukë integrale.
Zamra: Koktej frutash. Përzieni lëngun e luleshtrydhes (0.1 l), jogurt pa yndyrë (0.1 l) dhe lëng ananasi (50 ml).
Darka: Petulla me luleshtrydhe. Petullat i piqni në tigan pa e tepruar me vajin që duhet të jetë mundësisht ulliri dhe i shërbeni me krem luleshtrydhesh, pak djathë me përqinde të ulët yndyre dhe 1 lugë mjaltë duke i shoqëruar me luleshtrydhe kokrra.
Dita e tretë
Mëngjesi: Bollgur me 50 ml lëng molle, gjysmë banane dhe luleshtrydhe.
Pas mëngjesi: Koktej. Përzieni 0.1 l jogurt me pak yndyrë, 100 gr luleshtrydhe dhe 1 lugë mjaltë.
Dreka: 200 gr luleshtrydhe të freskëta.
Zamra: Përzieni nga 0.1 l lëng portokalli me luleshtrydhe dhe 1 lugë mjaltë.
Darka: Pure (përgatitet në mixer) nga një karotë e madhe e qëruar dhe një patate duke shtuar pak qumësht. Shtoni gjalpë, mundësisht dhie dhe pak ujë dhe përziejeni mirë. E piqni në furrë për 15 minuta.
Dita e katërt
Mëngjesi: Dy feta bukë integrale me pak djathë pa yndyrë dhe 50 gr luleshtrydhe.
Pas mëngjesi: Përzierje multivitaminash. Përzieni 1 portokall, 1 mollë dhe 100 gr luleshtrydhe. Shtoni 1 lugë mjaltë dhe i përzieni edhe pak.
Dreka: Peshk me hudhër, majdanoz dhe copa limoni. Në peshk shtoni edhe 50 gr luleshtrydhe.
Zamra: Koktej. Në mixer hidhni 150 gr luleshtrydhe, 1 lugë mjaltë, lëng nga një limon dhe 0.1 l ujë.
Darka: Sallatë. Piqni një patate dhe shtoni karota, spec, selino dhe lëng limoni. Përzijeni dhe shtoni disa luleshtrydhe, si dhe djathë pa yndyrë dhe 0.1 l kos, mundësisht pa yndyrë.