‘Kontratat e vdekjes dhe paratë …/ Mediat greke: Shqiptarin e vrau mafia për drogë

Pyetja e autoriteteve dhe jo vetëm është mundësia e një lidhjeje mes ekzekutimit të shqiptarit me boksierin grek?

Presidenti i Sindikatës së Policisë në Greqi George Kalliakmanis foli në lidhje me vrasjen e Tassos Berdesis dhe 32-vjeçarit me origjinë shqiptare në një kafene në Sepolia, Aris Papas.

Ai tha se shqiptari u vra nga mafia dhe nuk ka lidhje me ekzekutimin e boksierit grek. “Rastet nuk janë të lidhura. Shqiptari ka të bëjë me mafien shqiptare dhe tregtinë e drogës. Berdesis ka të bëjë me gjëra të tjera, me një hakmarrje në Patras, vrasje dhe përleshje” tha George Kalliakmanis.

Ekspertë të policisë greke thanë dje për gazetën “Protothema” se për fat të keq parashikojnë që larja e hesapeve mes bandave do të vazhdojë. “Frika ekziston se breshëria e ekzekutimeve gjakftohta do të vazhdojë në muajt e ardhshëm”.

Institucionet greke kanë hartuar një raport që evidenton faktin se në listën e zezë janë 500 mafiozë që veprojnë në vendin fqinj, një pjesë jashtë, një pjesë të dënuar po që vijojnë aktivitetin nga burgu.

“Gjëja më shqetësuese që tregon erozionin e mekanizmit shtetëror është fakti se shumica e 500 “mafiozëve” të përmendur në raport janë arrestuar, akuzuar, burgosur, por vazhdojnë aktivitetet e tyre të patrazuar” theksonte artikulli./ abcnews