Aksident në aksin Lezhë-Laç, burrë dhe grua të plagosur rëndë! Emrat

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak çaste më para në autostradën Lezhë- Laç pranë mbikalimit te Bushneshit, mësohet se një furgon me pasagjerë ka goditur nga pas një mjet tip Benz.

Sipas informacioneve të para nga aksidenti kanë mbetur ta plagosur dy persona që janë transportuar me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Të plagosur kanë mbetur shtetasit Teuta Musaj dhe Sadri Musaj.

Shkaqet e aksidentit janë akoma të panjohura ndërsa policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po bën të mundur zbardhjen e plotë të saj.