A e përgjoi anëtarin e ONM-së për t’i bërë shantazh që të kalojë vettingun? Imeraj: Jam prokurore dhe ndihem…

E ftuar në ‘Opinion’ drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj është pyetur në lidhje me akuzat që ndërkombëtarët ngritën për figurën e saj ndërsa ka kaluar vettingun.

Drejtuesi i emisionit e pyeti Imerajn lidhur me akuzat e vëzhgesit të ONM-së Theo Jacobs, se ajo ka përgjuar edhe në momente intime një anëtarë ONM-së me qëllim për t’i bërë shantazh për të kaluar vettingun.

Gjithashu Imeraj është pyetur edhe për pasurinë e dyshimtë, si dhe për divorcin me bashkëshortin i cili mendohet se është bërë vetëm për efekt vettingu.

Pjesë nga biseda:

Fevziu: Për procesin e Vettingut tuaj ka pasur shumë problem. A ka pasur ndikim politik në kalimin tuaj?

Imeraj: Jam prokurore që vij nga Shkolla e Magjistraturës dhe e kam nisur karrierën time në vitin 2004. Nëse i referohemi vettingut ai është i nevojshëm. Nuk mund të flasë në emër të askujt . Jam mësuar që çdo proces të vendoset në bazë të provave dhe nuk duhet t’i atribuohet asnjë lloj politike. Jam prokurore që edhe në rastin e një hetimi të politikanit janë etiketuar si prokurore që kanë qenë e lidhur me Berishën.

Fevziu: Ju keni kaluar kur autoritete e ONM kanë qenë kundër. Pse komisioni vendosi t’u kaloj ju?

Imeraj: Nuk është problemi që lidhet me mua. Ndërkombëtarëve nuk mund t’u përgjigjem. Çdo lloj vendimi i marrë në bazë të provave është i drejtë, këtë dua të them.

Fevziu: Jeni akuzuar nga Theo Jacobs se keni përgjuar një holandez, anëtarë të ONM  edhe në momente intime ?

Imeraj: Çdo akuzë publike apo e shkruar bazohet diku. Në momentin që unë jam përballur në format të shkruar të kësaj gjë jam ndjerë e fyer. Jam prokurore, nënë e dy fëmijëve dhe se  kuptoj nga del kjo gjë.

Prokuroria është e ngarkuar me punë dhe jashtë punës merrem me fëmijët e mi të mitur. Nuk do nëse ka ndodhur një përgjim. Nëse i referohemi letrave nuk kam dijeni se një gjë e till ka ndodhur. Burimi i provës në rastin kokret është një individ dhe brenda kësaj sajese është shkruar se ka ndodhur ky fakt.

Duke qenë se ju përmendët fjalën akuzë dua të them se nëse pretendohet një përgjim dhe i adresohet një individi që ka detyrën e drejtueses së prokurorisë është veprër penale dhe quhet shpërdporim detyre, por edhe nëse është bërë privatisht ajo quhet përndjekje dhe sërish hetohet. Jam e hapur, e drejtëpërdrejtë dhe jam gati të hetohem mbi baza konkrete dhe jo me letra të sajuara.

Fevziu: Pse u largua relatorja juaj?

Imeraj: Jam gati të përballem me hetimin

Fevziu: Jeni akuzuar për një përgjim, për tërheqjen e relatores së çështjes dhe për pasurinë?

Imeraj: Nuk kam asnjë problem me pasurinë.

Fevziu: Keni bërë një divorc me bashkëshortin tuaj në funksion të procesit tuaj të Vettingut

Imeraj: Nuk ka lidhje me Vettingun divorci. U kam thënë fëmijëve të më ndjekin sot. Kam që vite që e dëgjoj historinë time.Unë them se nuk kam asgjë për të fshehur. Në thelb kjo është një çështje që nuk është e nevojshme të ndahet me publikun. Divorci im nuk ka lidhje me Vettingun.

Fevziu: A ka pasur ndikim nga mazhoranca për të kaluar kandidaturën tuaj?

Imeraj: Nuk ka aspak ndikim. Kam qenë në Vetting dhe në dispozicion.

Fevziu: Pse prokurorja e Tiranës duhet të qëndroj në restorant ‘Padam’ dy orë me kryeministrin e Shqipërisë?

Imeraj: Me këto deklarata si dhe më parë dhe në rastin konkret , njohja ime me kryeministrin e Shqipërisë është si qytetare e vendit. Nuk jam takuar me Ramën në lokal.

Fevziu: Lulzim Basha ju ka konsideruar ikon të korrupsionit dhe së fundmi dy javë më parë?

Imeraj: Arsyeja pse ishte kaq e nevojshme reformimi i sistemit të drejtësisë ishte që prokurorët të ndihen të pavaruar. Nëse ka pretendime të çdo personi për korrupsion dhe krim ka organe kompetente.