Zyrtare: Carlo Ancelotti rikthehet te Real Madrid, firmos për tre vite

Carlo Ancelotti rikthehet në Madrid, aty ku më parë ka fituar Champions League. Italiani ka zgjidhur kontratën me Everton dhe ka arritur marrëveshjen me spanjollët për tre vite.

Zyrtarizimi ka ardhur dhe Real Madrid njofton si më poshtë: “Real Madrid C. F. njofton se Carlo Ancelotti do të jetë trajneri i ri i ekipit për tre sezonet e ardhshme.

Nesër do të bëhet nënshkrimit i kontratës së bashku me presidentin Florentino Pérez në Madrid. Më vonë, Carlo Ancelotti do të paraqitet në orën 18:00 para mediave në një konferencë për shtyp”.