Rrëmbeu e përdhunoi të dashurën për dy ditë/ I riu filmon veten para vetëvrasjes

Një influencues në SHBA, Angel Hernandez Grado, i njohur në Instagram si S2K Wya, ka filmuar veten pak para se të kryente vetëvrasje pasi policia i ishte vënë pas rrëmbimit të një vajze.

Grado, influencuesi në botën e automobilizmit që kishte mbi 50.000 ndjekës, ka kryer vetëvrasje pas një ndjekje një orëshe me vetura mes tij dhe policisë, që në fund kishin arritur ta rrethojnë në afërsi të San Diegos.

Policia i ishte vënë pas 28-vjeçarit, pasi e dashura e tij 25-vjeçe e kishte raportuar se për dy ditë e kishte mbajtur të ngujuar në apartamentin e tyre në San Diego.

Megjithatë, ajo kishte arritur të arratiset, kur Grado doli nga apartamenti për një shëtitje.

Ajo i kishte treguar policisë së si Grado e kishte lidhur dhe keqtrajtuar seksualisht.

Madje u kishte thënë se Grado i kishte bërë të ditur se do të blejë pistoletë, duke e kërcënuar me vrasje nëse tenton t’i telefonojë policisë.

Kur tentoi të mos ju bindet urdhrave të policisë, e ndoqën nëpër rrugët e qytetit derisa arritën ta bllokojnë nga të gjitha anët.

Grado filmoi ndjekjen, dhe në video shihej me pistoletë duke qarë dhe thënë se e do shumë të birin dhe se policia e kishte rrethuar me makina e helikopterë.

“Nuk jam i dobët. Thjesht urrej jetën time. Jam i lodhur nga jeta”, dëgjohet duke thënë ai pak momente para se të kryente vetëvrasje.