Një pianiste e mitur në Tajlandë ka zgjedhur të luajë muzikë për kafshët e një Kopshti Zoologjik. 11-vjeçarja për disa ditë ka interpretuar në piano një ndërthurje të këngëve popullore me pop-in tajlandez, me një audiencë të veçantë.
E veshur me një kostum krokodili, një pianiste 11-vjeçare ka interpretuar muzikë në një kopsht zoologjik në Tajlandë. Seenlada Supat, prej javësh ka mbajtur disa recitale në kopshtin “Khao Kheow” në juglindje të Bangkokut, për t’i bërë shoqëri kafshëve ndërsa numri i vizitorëve është i ulët për shkak të rasteve me Covid-19.
“Më pëlqen të luaj muzikë për të qetësuar kafshët, për t’i ndihmuar ato të ndihen të relaksuara dhe për t’u bërë shoqëri që të mos jenë shumë të vetmuara”, shprehet Supat.
11-vjeçarja që ka mahnitur me gjestin e saj, mban veshur në koncertet e saj këtë kostum të gjelbër të ndritshëm, në formë krokodili për t’u përzier me audiencën e saj të hipopotamëve, zebrave dhe një sërë kafshësh të tjera.
“Doja që kafshët të ndërvepronin me mua, duke shtuar se nuk e kishte problem kur një kafshë kërceu në tastierën e saj. Është sikur edhe ata po luajnë muzikë me mua”, shprehet ndër të tjera 11-vjeçarja.
Muzika e saj është një ndërthurje e këngëve popullore dhe pop-it tajlandez.
“Ne vumë re se kafshët po reagonin. Ato u bënë kureshtarë ndërsa të tjerët duket se po shijonin muzikën,” tha Tawin, drejtori i Kopshtit Zoologjik.
Recital i pianistes 11-vjecare ka vijuar për disa ditë në kopshtin Zoologjik në juglindje të Bangkokut.