Gati për të mbrojtur miliardat e BE, njihuni me kryeprokuroren “heroinë”

Të martën filloi nga puna prokuroria e BE, instanca e parë me kompetenca vepruese ligjore që do të luftojë korrupsionin në vendet anëtare. Sidomos fondet e rimëkëmbjes pas Coronës duhet që të mbrohen nga keqpërdorimi.

“Më shumë para, më shumë fleksibilitet, më pak rregulla“, drejtuesja e Prokurorisë së BE, që filloi nga puna të martën (01.06) shikon detyra të mëdha për autoritetin e ri të BE me vënien në përdorim të fondeve të rimëkëmbjes që do të luftojnë pasojat e pandemisë.