Gara në PD/ Salianji: Kandidatët përballë Bashës të stisur nga Rama

Në studion e lajmeve të Syri Tv, deputeti i zgjedhur i PD, Ervin Salianji, i ka cilësuar sit ë stisur nga Rama dhe Partia Socialiste, kandidatët përballë Bashës në garën për kreun e PD, zgjedhje që do të mbahen më 13 qershor.

‘Ne nuk presim që të çertifikojmë parregullsitë në zgjedhje nga institucionet të kapura nga Rama. Prandaj themi që është regjim ku institucionet të cilët duhet të kryejnë funksionet e tyre, nuk i kryejnë. Këto janë të gjitha etata që do i ndjekim në rrugën institucionale. Kjo është njëra anë, por në anën tjetër është ajo që shikojnë qytetarët që institucionet janë të kontrolluara nga Rama.

Ne momentalisht jemi jashtë sistemit. Për këtë arsye kemi lënë mandatet. Beteja me regjimin kërkon sakrifica qëë nuk janë të lehta.

Ne kemi marrë më shumë se 600 mijë vota si PD.

Tani edhe po të pyesja në vitin ‘91 si do të ndodhte përmbysja e regjimit, askush nuk e dinte nga protagonistët e kohës. Regjimet duan goditje të njëpasnjëshme për t’u rrëzuar. Kemi pasur këtu pranë Maqedoninë e Veriuat që Gruevski mori mandatin e tretë dhe nuk e gëzoi. Ne sot si PD kemi një frymë masive të shqiptarëve.

Edhe unë kam pretendimet e mia dhe siçdo demokrat që është përballur me regjimin që mendoj që janë të stisura, të nxitura, për të vënë shenjën e barazimit me Bashën.

Kandidatët e sotëm, kanë dalë për të vënë kandidaturën kur nuk ishte mbyllur procesi i numërimit, kur nuk dihej kush ishte fitues.

Dhe këta dolën për të shfokusuar vëmendjen.

Dhe unë mednoj që kur të jep Partia Demokratike mundësi, njerëz që nuk mund të të kandidonin as një kapital politik për kryeplak në lagje, që marrin hapësirë mediatike sikur të jenë stara politikë.

Kush i stisi katër partitë poltiike që nuk morën asnjë mandat. Unë kam pretendimin që kjo është stisur.

Duket që është e qëllimtë për të krijuar e përçarje në bazë dhe që pompohen te mediat që kontrllohen nga Partia Socialiste.

Ndërkohë që shumë njerëz e mendojnë që këta njerëz që 8 vite nuk bënë opozitë ndaj Ramës, por kanë një gjuhë goditëse ndaj Bashës.’