Vllaznia shpallet fituese e Kupës së Shqipërisë për sezonin 2020/2021. Shkodranët sfidonin në finale Skënderbeun në stadiumin “Air Albania”. Ndeshja kishte një interes të jashtëzakonshëm nga të dyja palët, ndërsa 1000 tifozët e pranishëm në stadium u përpoqën të mbanin atmosferën ndezur.
Supersfida u vendos nga një gol i brazilianit, Victor Da Silva në minutën e 39-të. Sulmuesi 26-vjeçar, me majën e këmbës, e çoi topin në këndin e poshtëm të portës, duke përfituar edhe nga devijimi i Vitisë.
Në pjesën e dytë, Skënderbeu u hodh në sulm duke krijuar disa mundësi të mira për shënim por pa mundur dot të barazojnë rezultatin. Për tu përmendur është fakti që, korçarët e mbyllën ndeshjen me 10 futbollistë pas kartonit të kuq të, Vangjel Zguros në minutat e fundit të ndeshjes.
Gjithçka përfundon me fitoren e Vllaznisë 0-1, teksa djemtë e drejtuar nga Brdaric i japin fund një sezoni me të vërtetë të suksesshëm.
Ky është trofeu i shtatë i Kupës së Shqipërisë për Vllazninë, teksa më parë klubi shkodran e ka fituar në sezonet 1964-65, 1971-72, 1978-79, 1980-81,1986-87, 2007-08.
https://streamable.com/8yz3jq