Zyrtarizohet trajneri i ri i Juves

Nuk ka më dyshime! Maks Alegri është zyrtarizuar si trajner i ardhshëm i skuadrës së Juventusit.

Lajmin e bëri të ditur vetë klubi bardhezi, që në rrjetet sociale shkroi “Mirë se u ktheve Maks”.

Raportohet se Alegri ka firmosur një marrëveshje 5-vjeçare si teknik i Juventusit, ku do të fitojë 9 milionë euro në sezon plus bonuse.

Për 53-vjeçarin ky është një rikthim tek “Zonja e Vjetër”, pasi më herët e ka drejtuar klubin bardhezi në vitet 2014-2019 duke fituar dhe 11 tituj.