Një shqiptare, e moshës 38 vjeç, rezulton e humbur në Athinë, që nga data 18 maj. Denoncimin e ka bërë të ditur në polici, familjarët e saj.
Ermalda Arapi ka dalë nga shtëpia e saj në Athinë më datën 18 maj, dhe që prej kësaj ditë, nuk ka më asnjë informacion për të.
Tashmë të gjithë autoritetet janë në kërkim të fatit të saj. Ermalda përshkruhet me ngjyrë kafe, e gjatë 1.73 cm dhe ka përmasa trupore normale.
Sipas një njoftimi që është bërë nga autoritetet, jeta e saj është në rrezik.
“Nëse dini diçka, kontaktoni shërbimin Silver Alert, 24 orë në ditë, në Linjën Kombëtare SOS 1065,” thuhet në njoftim.