Ka nisur seanca gjyqësore në Apelin e Durrësit për Arbër Paplekaj, i akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit më 21 prill në Elbasan.
Ish-komando u vetëdorëzua në polici pas ngjarjes së Elbasanit, ku Struktura e Mbrojtjes së votës e ngritur nga PD u përplas me mbështetësit e PS.
Gjatë shkëmbimit të zjarrit mes palëve mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani. Ndërkohë që e gjithë ngjarja ndodhi në prezencë të forcave të policisë së Elbasanit.