Një foshnje një muajshe në Itali ndërron jetë, pasi lindi në kushte shumë të vështira. Ai erdhi në jetë para kohe, nuk peshonte asnjë kile dhe në asnjë ditë nuk qëndroi pranë nënës së tij, pasi kjo e fundit ishte në koma.
Nëna e foshnjes para se të sillte në jetë fëmijën ishte në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të Covid-19. Disa ditë para se fëmija të ndërronte jetë, gruaja doli nga koma dhe e takoi për herë të parë dhe të fundit. Aktualisht gruaja po kalon rehabilitimin në fizioterapi.