• Kontakt
Sunday, July 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Partia politike në Shqipëri si anomali sociale

08:37 : 25/05/2021
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE

Nga Artan Fuga

Partitë politike në rregjimet parlamentare janë të domosdoshme, qe nga koha e Greqisë së Lashtë, Roma Antike e deri në shekullin 19, 20, dhe më tutje ato kanë luajtur funksione të domosdoshme ! Vendosu emrin si të duash, por pa ato grupime politike nuk ka mundësi të ndërtohen trupat elektorale.

Ndërkohë në Shqipëri gjërat kanë shkuar mbrapsht që nga viti 90. Pse? Sepse partitë në kohët moderne si në Lashtësi kanë përfaqësuar grupe shoqërore që kanë ekzistuar para partive. Partitë nuk kanë qenë vetëm elita të grupeve dhe klasave shoqërore, të skllavopronarëve në kohët antike, e borgjezëve, e puntorëve, e artizanëve në kohët moderne, etj.

Partitë politike nuk mund të iknin nga kontrolli dhe vlerat e grupeve shoqërore që i kanë përfaqësuar sepse shefat e partive kanë qenë edhe ata vetë persona që kanë qenë pjesë e shtresave sociale që partitë kanë përfaqësuar.

Partitë politike në Shqipëri janë perversitete politike sepse : E para, në 90 në fillim lindën partitë politike dhe pastaj ishin ato që strukturuan shoqërinë sipas qëllimeve të lidershipit politik në krye të partive. Nuk ishin në fillim shtresat shoqërore dhe pastaj të lindnin partitë. Por e kundërta. Partitë nuk u formësuan nga shoqëria, por ishte shoqëria dhe segmentet e saj që u formuan nga partitë dhe interesat politike elektorale të partive politike.
Prandaj shoqëria jonë është ndërtuar mbrapsht.

Lexo edhe:

Marrëzia nuk njeh fund/ Rama ‘ngul’ 17 kulla 30 katëshe në liqenin e Farkës

EMRI/ Mashtroi rusen dhe e shfrytëzoi për prostitucion, arrestohet 46-vjeçari në Durrës

Së dyti, partitë politike në Shqipëri nuk lindën si parti politike që përfaqësonin shtresa shoqërore, por lindën si parti masash të shkëputura nga shtresat shoqërore. Ato kanë përfaqësuar individë të izoluar, jashtë kontrollit të vlera etike, strategjive politike, zakoneve të shtresave shoqërore.

Për nevoja elektorale këto parti nuk respektojnë asnjë model vleror që t’i takojë ndonjë klase e shtrese, por bëjnë premtime elektorale për gjithë popullin. Janë si partia e Brezhnjevit, “parti e të gjithë popullit”. Prandaj janë të askujt.

Kjo shpjegon se përse partitë politike në Shqipëri nuk kanë programe ideologjike! Nuk kanë sepse nuk dinë se çfarë janë, kë përfaqësojnë veç vetes së tyre dhe shefave që i drejtojnë.

Partitë politike në Shqipëri përfaqësojnë vetëm veten e tyre, pra drejtuesit e tyre, askënd tjetër. Janë organizata private që paraqiten në propagandë si bartëse të së mirës publike.

Së treti; ky perversitet politik vjen sepse për rjedhojë lidershipi i partisë është një elitë burokratiko-politike që ka status shumë më të privilegjuar se çdo individ i elektoratit që gjoja përfaqëson.

Drejtuesit e partisë nuk janë si më parë pjesë e ndonjë shtrese që partia përfaqëson. Drejtuesit janë burokratë politikë sikurse e ka përshkruar atë Max Weberi. Në librin tim “Shoqëria Piramidale” nisur nga Weberi kam përshkruar “bosin” politik dhe rolin e tij në shoqëri.

Partia uzurpon shtresat dhe klasat, pastaj uzurpon pushtetin, kurse në parti lidershipi uzurpohet nga një ose disa individë që pastaj kur partia vjen në pushtet kapin edhe shtetin.

Kaq e thjeshtë është. Sociologjia politike europiane e ka zbuluar atë prej kohe. Nuk ka nevojë të na çudisin !
Ky është perversiteti politik i shoqërisë sonë.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Marrëzia nuk njeh fund/ Rama ‘ngul’ 17 kulla 30 katëshe në liqenin e Farkës

13:12 : 27/07/2025
AKTUALITET

EMRI/ Mashtroi rusen dhe e shfrytëzoi për prostitucion, arrestohet 46-vjeçari në Durrës

12:59 : 27/07/2025
AKTUALITET

“Po rrezikohet siguria e pasagjerëve”/ Punonjësit e “Air Albania” letër Ramës: Duam pagat

12:46 : 27/07/2025
AKTUALITET

Ndezi zjarri që shkaktoi djegien e 600 hektarëve në Parkun e Dajtit, arrestohet 63-vjeçari (EMRI)

12:38 : 27/07/2025
AKTUALITET

Rreziku i cenimit të profesionit të avokatit dhe mbrojtjes efektive të qytetarit në draftin e ri të Kodit Penal

12:26 : 27/07/2025
AKTUALITET

E rëndë/ E moshuara humb jetën në plazhin e Qerretit

12:08 : 27/07/2025
Para

Shoferi humb kontrollin, aksidenton për vdekje 5 këmbësorë

TË GJITHA

Marrëzia nuk njeh fund/ Rama ‘ngul’ 17 kulla 30 katëshe në liqenin e Farkës

13:12 : 27/07/2025

EMRI/ Mashtroi rusen dhe e shfrytëzoi për prostitucion, arrestohet 46-vjeçari në Durrës

12:59 : 27/07/2025

“Po rrezikohet siguria e pasagjerëve”/ Punonjësit e “Air Albania” letër Ramës: Duam pagat

12:46 : 27/07/2025

Ndezi zjarri që shkaktoi djegien e 600 hektarëve në Parkun e Dajtit, arrestohet 63-vjeçari (EMRI)

12:38 : 27/07/2025

Rreziku i cenimit të profesionit të avokatit dhe mbrojtjes efektive të qytetarit në draftin e ri të Kodit Penal

12:26 : 27/07/2025

E rëndë/ E moshuara humb jetën në plazhin e Qerretit

12:08 : 27/07/2025

Izraeli shpall pauzë të luftimeve në pjesë të Gazës mes krizës së thelluar të urisë

12:04 : 27/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com