• Kontakt
Monday, June 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

2.5 ton drogë nga Shqipëria drejt Gjermanisë, SPAK kërkon 17 vite burg për nënkomisarin/ Detajet e plota

12:25 : 19/05/2021
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

SPAK kërkoi dënimin me 17 vite burg për ish nënkomisarin e Policisë së Fierit, Festim Lelaj, i proceduar dhe arrestuar në 2017-ën për trafik narkotikësh në episodin e 2.5 ton kanabis.

Lelaj do të përfitojë ulje të 1/3 së dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar, ndërsa sasia e drogës u trafikua nga Shqipëria drejt Gjermanisë.

Procesi për ish nënkomisarin, i cili ka qenë një nga efektivët e implikuar në atë që u quajt kanabizim në vitet 2016-2017, u zvarrit për të paktën dy vite në Gjykatë.

Lelaj akuzohet për ‘trafikimi i lëndëve narkotike’, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, ‘Grup i strukturuar kriminal’ “Kryerja e e veprave penale nga organizata kriminale”.

Krahas Lelajt të akuzuar për trafikun e sasisë prej 2.5 ton drogë ishin dhe shtetasit Demo Progonati, Euron Hoti, Malton Lleshi, Aurel Lazaj (të arrestuar) dhe Skënder Siceqa e Arbi Mustafa (të shpallur në kërkim).

Lexo edhe:

Gjykata dënon me 55 vite burgim në total autorët e vrasjes së Edmond Papës

Arrestohet lideri i partisë kryesore opozitare në Republikën Sërpska

Ngjarja

Festim Lelaj, një efektiv policie nga Vlora por me detyrë nënkomisar në drejtorinë e Fierit, është arrestuar mbrëmjen e 11 qershorit 2017 si personi që ka organizuar trafikimin e 2.5 tonë drogë nga Shqipëria në drejtim të Italisë.

Sasia e madhe e drogës është sekuestruar në janar 2017 brenda një kamioni në Ancona, ndërkohë policia vendase mundi të kapë vetëm shoferin.

Lidhur me këtë rast policia italiane ka bashkëpunuar me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ku përgjatë një vit hetime, është konkretizuar me prova konkrete implikimi i nënkomisarit të policisë në këtë trafik droge.

Sipas prokurorisë, Lelaj, ka qënë pjesë e një zinxhiri policor që janë implikuar me grupet e trafikut të drogës në Vlorë dhe se kishte njohje të afërt me shtetasin Renaldo Avduli, polici i Vlorës i shpallur në kërkim për “Trafik të narkotikëve”. Ka dyshime të forta thotë prokuroria se nënkomisari Lelaj ka lidhje me grupet kriminale që kultivonin lëndën narkotike në zonën e Treblovës dhe Vezhdanishtit.

Në një vendim të Gjykatës së Lartë të publikuar nga media në atë kohë vërtetohet shoqëria mes dy policëve Renaldo Avduli dhe Festim Lelaj. Në këtë vendim, të datës 15 shtator 2014 thuhet se Renaldo Avduli është tentuar të vritet për hasmëri nga shtetasi Satilno Basho, por ka qënë ndërhyrja e Festim Lelaj që ka ndihmuar Avdulin nga kjo ngjarje kriminale.

Si e shpëtoi Avdulin nga vrasja Festim Lelaj

Sipas vendimit të Gjykatës së Lartë në datë 25 shkurt 2007, rreth orës 18:30 i pandehuri Satilno Basho me një maskë në kokë, i armatosur me një pistoletë, ka shkuar tek lokali i të dëmtuarit Renaldo Avduli, lokal të cilin ai e kishte marrë me qira dhe ku punonte edhe vetë.

Në kohën kur ka hyrë i pandehuri në lokal kanë qenë shtetasit Thoma Hudhra, Aurel Batalli, Muhamet Hunda, Robert Marku. I pandehuri Satilno Basho ka hyrë me një maskë të zezë në kokë, në duar kishte veshur doreza dhe ka pasur pistoletën të drejtuar nga shtetasi Renaldo Avduli, i cili ka qenë duke hyrë tek banaku. Menjëherë i pandehuri ka goditur në drejtim të shtetasit Renaldo Avduli.

Pas goditjes së parë shtetasi Thoma Hudhra, i është hedhur të pandehurit duke e rrëzuar në tokë. Ndërkohë është afruar edhe shtetasi Aurel Batalli, i cili i ka paralizuar dorën duke u përpjekur që t`i hiqte nga dora pistoletën. Në përpjekje e sipër pistoleta ka shkrepur edhe një herë pa shkaktuar dëme.

Nga jashtë lokalit ka ardhur shtetasi Festim Lelaj, i cili ka marrë armën e zjarrit, dhe ka ndihmuar shtetasin Renaldo Avduli, duke e shoqëruar për në spital me një automjet të rastit. Shtetasit e tjerë të pranishëm në lokal kanë mbajtur të paralizuar të pandehurin derisa kanë ardhur forcat e policisë që kanë kryer shoqërimin e tij për në Komisariat. Ka rezultuar nga akti i ekspertimit mjeko-ligjor se i dëmtuari Renaldo Avduli ka pësuar dëmtime, të cilat kanë qenë të rrezikshme për jetën në momentin e shkaktimit. Për këtë ngjarje “Shqiptarja.com” mëson se Satilno Basha është dënuar me 8 vite burg nga Gjykata e Lartë.

Anëtarët e tjerë të arrestuar

Hetimi i kësaj dosje është udhëhequr nga prokurori Dritan Prençi, dhe sipas akuzës Lelaj nuk është organizator i trafikut të 2.5 ton droge me kamion përmes Portit të Durrësit, por persona të tjerë fshihen pas tij. Në janar të 2017 ngarkesa i kaloi të gjitha pengesat dhe kontrollet në Portin e Durrësit, ndërsa u pikas nga autoritetet italiane në Ancona ku u arrestua drejtuesi i kamionit Dhimo Koraj.

Arrestimi i kamionistit çoi në zbërthimin e rrjetit kriminal të trafikut të drogës, në krye të cilit qëndronte pikërisht oficeri i policisë së Fierit. Krahas, drejtuesit të lartë të policisë së Fierit, Prokuroria ka lëshuar urdhër-ndalimi edhe për dy persona të tjerë, Skënder Siceqa dhe Arbi Mustafa. Ndërsa kohë më parë janë prangosur edhe Demo Progonati, Euron Hoti, Malton Lleshi dhe Aurel Lazaj, të cilët tashmë hetohen me masë e sigurimit “arrest në burg”.

Të arrestuar
Festim Lelaj
Demo Progonati
Euron Hoti
Malton Lleshi
Aurel Lazaj

Në kërkim
Skënder Siceqa
Arbi Mustafa

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Gjykata dënon me 55 vite burgim në total autorët e vrasjes së Edmond Papës

10:37 : 09/06/2025
BOTA

Arrestohet lideri i partisë kryesore opozitare në Republikën Sërpska

10:18 : 09/06/2025
HOROSKOPI

Horoskopi javor, 9-15 qershor 2025/ Ja cila shenjë do të jetë më me fat

10:06 : 09/06/2025
AKTUALITET

“I nxehti afrikan”/ Meteorologia: Ja se si do të ndryshojnë temperaturat gjatë kësaj jave

10:05 : 09/06/2025
BOTA

Tallte Biden-in, por e pëson edhe vetë! Trump pengohet në shkallët e avionit (VIDEO)

09:53 : 09/06/2025
AKTUALITET

Skandal në spitalin e Traumës/ Shefi i auditit Luan Rosaj shantazhon stafin mjekësor

09:42 : 09/06/2025
Para

Tea Trifoni pjesë e "Big Brother VIP", zbulohet edhe emri i prezantueses

TË GJITHA

Gjykata dënon me 55 vite burgim në total autorët e vrasjes së Edmond Papës

10:37 : 09/06/2025

Arrestohet lideri i partisë kryesore opozitare në Republikën Sërpska

10:18 : 09/06/2025

Horoskopi javor, 9-15 qershor 2025/ Ja cila shenjë do të jetë më me fat

10:06 : 09/06/2025

“I nxehti afrikan”/ Meteorologia: Ja se si do të ndryshojnë temperaturat gjatë kësaj jave

10:05 : 09/06/2025

Tallte Biden-in, por e pëson edhe vetë! Trump pengohet në shkallët e avionit (VIDEO)

09:53 : 09/06/2025

Skandal në spitalin e Traumës/ Shefi i auditit Luan Rosaj shantazhon stafin mjekësor

09:42 : 09/06/2025

Në total 45 të akuzuar, sot vijon gjykimi për rastin “Banjska” në Kosovë

09:39 : 09/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com