29-vjeçari nga Patosi, Greseld Shpataraku i cili u plagos nga policia gjatë kontrollit për kanabis, është dërguar mbrëmjen e djeshme në Tiranë për ndihmë të specializuar.
Burimet bëjën me dije se për shkak të plumbit të marrë nga policia ndërsa ruante fidanët e kanabisit të mbjellë në kubi, gjendja shëndetësore e tij është rënduar.
29-vjeçari ka marrë një plumb në zonën e supit por i ka prekur shtyllën kurrizore dhe mendohet se është paralizuar, pasi nuk lëviz gjymtyrët e poshtëm.