• Kontakt
Saturday, June 6, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Çuç, krimi nuk bën pushime!

19:18 : 18/05/2021
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Ndërsa Ministri i Brendshëm Blendi Çuçi i veshur sportiv shëtiste nëpër Tiranë me miqtë e tij, titrat e televizioneve informative pulsonin për ekzekutime mafioze, zhdukje personash dhe trafik droge. Vetëm brenda një jave kanë ndodhur tre vrasje të bujshme, ku edhe ndarja është fort e frikshme në qytetet ku krismat e armëve janë kthyer në melodi rutinë për veshët e qytetarëve. Në Vlorë, në Elbasan dhe në Shkodër, zona që njihen si fuçi baruti, ka tre viktima dhe lajmërojnë se të tjera do të vijnë më pas.

Janë vrasje që u sugjerojnë “agjencive funerale” të shtojnë arkivolët dhe të bëhen gati për të riun e radhës që pritet të mbyllë sytë nga plumbat e kundërshtarëve. Në Vlorë, bash e në mesin e ditës dhe në sy të shumë qytetarëve u vra Bledar Birçaj, ndërsa ishte në automjet bashkë me një efektiv të antidrogës dhe kushëririn e tij. Vrasësit e ekzekutuan dhe u larguan pa asnjë shqetësim. Pa autor është ajo ngjarje dhe pa të tillë duket se do të jetë. Një ditë më pas, në Elbasan vritet në sy të bashkëshortes Ibrahim (Everest) Çaka. Edhe aty asnjë autor, madje një të dyshuar që e shoqëruan në komisariat nuk e kanë më. U iku nga duart dhe vetëm policia “e papolitizuar” e Elbasanit mund ti japë shpjegim sesi ndodh kjo…

Statistikë për ministrin Çuçi dhe kryepolicin Veliu që herë pas here për të treguar se “policia punon” shkon në vendet e ngjarjeve për të bërë paradën e radhës dhe kthehet në zyrën e tij pa një bilanc pozitiv, pasi autorët gjithnjë arrijnë të largohen në drejtimin e ditur…

Pa u tharë ende gjaku i dy viktimave në Elbasan dhe Vlorë, nuk kishte si të mungonte Shkodra. Në zonën e njohur si Livadhet, e cila është kthyer në vendin ku grupet rivale lajnë hesapet, gjendet i masakruar dhe i vrarë me disa plumba 32-vjeçari Endri Mustafa. Për këtë ngjarje policia ka shpallur në kërkim një person të dyshuar, por familjarët e viktimës e përjashtojnë mundësinë që ai që thotë policia të jetë ekzekutori. Këto janë vetëm disa ngjarje të thata kronike, po policia dhe drejtësia e re me emër të madh ku është?

Lexo edhe:

Ja si gënjeu Rama në Vlorë

Horoskopi për ditën e shtunë, 6 qershor 2026

Vetë ministri ofron spektakël para mediave duke u mburrur se nuk ka “burrë të lidhur me krimin apo biznesmen që ndërton pa leje ” që ti bjerë telefonit të ministrit për ti kërkuar favore. Po Çuçi ndryshe nga tre paraardhësit e tij në atë ministri, që janë larguar me turp dhe akuza për trafik droge ka gjetur një rrugë tjetër. Më mirë të tregojë paaftësi dhe të jetojë i qetë “si çun blloku”, duke siguruar edhe benefitet e të qenit ministër, sesa ta pësojë si tre parardhësit socialistë. Çuçi tashmë është me pushime, duke mos i dalë akoma dehja e fitores në Gjirokastër, ku e ktheu qarkun në një garnizon në shërbim të pushtetit.
Kur kthen kokën pas, ministri aktual sheh Saimir Tahirin që sot ka një dosje vandak nën akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Pasuesi i Tahirit, e pësoi pothuajse në të njëjtën mënyrë, pasi vetë tentoi të shfaqej si i pastër, por i vëllai me të shkuar të errët me të “bardhën drogë”, bënte kapon në Vlorë, duke u dyshuar për trafik hashashi. I fundit që i zuri vendin Çuçi mbetet një person emblematik si Sandër Lleshaj, i cili do të mbahet mend gjatë, shumë gjatë, si njeriu që zbrazi qindra bomba me gaz lotsjellës mbi qytetarët dhe u detyrua të largohej me një barrë turpi, pas vrasjes nga policia të 25-vjeçarit Klodjan Rrasha.

E shkuara është aty, ndaj Çuçi ka zgjedhur të bëjë jetë të qetë, qoftë edhe atëherë kur ikin jetë. Pas atyre plumbave ka një të vërtetë të madhe, se krimi i organizuar i ka shtrirë rrënjët aq thellë sa ka kapur elitën e policisë dhe të politikës në pushtet, duke siguruar për veten “pushtetin e kallashinikovëve”.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ja si gënjeu Rama në Vlorë

23:07 : 05/06/2026
HOROSKOPI

Horoskopi për ditën e shtunë, 6 qershor 2026

22:57 : 05/06/2026
AKTUALITET

Pa mjekë/ A është gati Shqipëria përballë kërcënimeve të reja pandemike

22:37 : 05/06/2026
AKTUALITET

“Kjo protestë ka shumë rreziqe” / Lubonja: Si po tenton Rama të mpijë qytetarët

22:30 : 05/06/2026
AKTUALITET

Gazetari zbërthen ‘strategjinë’ e kryeministrit: Rama është politikan kameleon

22:27 : 05/06/2026
AKTUALITET

“Arresto Belindën”/ Protestuesit hedhin shishe drejt ekranit ku shfaqej Rama

22:22 : 05/06/2026
Para

“Frikë dhe vajtim”/ Situata në Gaza: Njerëzit vrapojnë të gjejnë strehë, ndërsa konflikti vazhdon. Dhuna nuk kursen as civilët

TË GJITHA

Ja si gënjeu Rama në Vlorë

23:07 : 05/06/2026

Horoskopi për ditën e shtunë, 6 qershor 2026

22:57 : 05/06/2026

Pa mjekë/ A është gati Shqipëria përballë kërcënimeve të reja pandemike

22:37 : 05/06/2026

“Kjo protestë ka shumë rreziqe” / Lubonja: Si po tenton Rama të mpijë qytetarët

22:30 : 05/06/2026

Gazetari zbërthen ‘strategjinë’ e kryeministrit: Rama është politikan kameleon

22:27 : 05/06/2026

“Arresto Belindën”/ Protestuesit hedhin shishe drejt ekranit ku shfaqej Rama

22:22 : 05/06/2026

Putin refuzon propozimin e Zelenskyt për takim

22:16 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

grandpashabet girişdeneme bonusu veren siteler 2026romabetjojobetcasibomfree stresserJojobetMarsbahis GirişCasibomJojobet Girişcasibom girişDeneme Bonusu Veran Siteler 2026jojobet girişjojobetjojobet girişjojobet giriş