• Kontakt
Wednesday, November 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Propaganda/ Edi Rama, 200 mijë euro të tjera që të japë show në “televizor”

12:08 : 16/05/2021
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Shpenzimet e luksit nuk kanë të mbaruar në zyrat e shtetit. Dy kampionët janë “shefi i madh” (Edi Rama) dhe “shefi i vogël” (Erion Veliaj). i pari ka bërë televizion privat, ERTV, duke transmetuar në rrjete sociale dhe youtube. i dyti, e ka shndërruar zyrën e medias në Bashkinë e Tiranës me një staf që do e kishte zili edhe një televizion kombëtar. Të dy, kanë punësuar dhjetëra persona, nga kameramanë montazhierë, gazetarë, redaktorë, etj, etj. Por, pagat dhe shpenzimet nuk mbulohen nga xhepat e tyre, por nga xhepat e shpuar të qytetarëve shqiptarë. BoldNews ka publikuar dhjetëra investigime për këto shpenzime, që në këto kohë të veshtira konsiderohen luksi. Megjithatë, këto shpenzime nuk janë ndalur asnjëherë, por sa vijnë e shtohen, duke i shndërruar këto zyra shtypi në makineri propagande. Për të dalë mirë në “televizor”, “shefat” e këtij shteti të varfër harxhojnë qindra mijëra euro.

Sipas dokumenteve që ka siguruar redaksia e Boldnews, disa ditë më parë është shpallur fituesi i tenderit me objekt “mirëmbajtje e sistemit të interpelancave në Kryeministri”. Kohezgjatja e kontratës është 24 muaj, ndërsa në tender kanë marrë pjesë 3 kompani. Fitues ka dalë kompania “Infosoft Systems” me ofertë 15.455.376 lekë pa tvsh. Ose mbi 150 mijë euro me TVSH. Në dokumentet shoqëruese shkruhet se kërkohet që të mirëmbahet sistemi i video konferencës, i cili është një sistem i cili është implementuar dhe hostuar pjesërisht pranë ambjenteve të një institucioni shtetëror dhe pjesërisht pranë ambjenteve të Këshillit të Ministrave. “Ky sistem përdoret nga Këshilli i Ministrave për realizimin e Video Konferencave midis zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive apo përfaqësues të jashtëm. Këta përfaqësues të jashtëm mund të jenë si nga Pushteti Qëndror ashtu dhe nga ai Vendor, apo dhe nga Biznesi” thuhet në këto dokumente. Pra, nga videot tipike në ERTV, ku Rama shkon nëpër institucione të ndryshme dhe bën ecejaket e tij.

Lexo edhe:

Tragjedi në Bosnje e Hercegovinë! Azil i të moshuarve përfshihet nga flakët, 10 viktima

A mund ta ndihmojë Moska Maduron e Venezuelës?

Në të njëjtën kohë, është bërë një tjetër tender për shpenzimet e luksit të Edi Ramës. Kësaj here është bërë tender me objekt “mirëmbajtje për sistemin e konsultimit publik” për Këshillin e Ministrave. Fondi për këtë tender është 2,616,000 lekë pa TVSH.
Pra, të dy tenderat janë për mirëmbajtje. Duket se fushata dhe zgjedhjet e 25 prillit i kanë “konsumuar” këto sisteme, ndërsa shqiptarët do të paguajnë për të dy tenderat rreth 200 mijë euro. Dhe, këto shpenzime vetëm që kryeministri jonë të dalë sa më mirë në televizor.

Lajme të lidhura

RAJONI

Tragjedi në Bosnje e Hercegovinë! Azil i të moshuarve përfshihet nga flakët, 10 viktima

08:36 : 05/11/2025
BOTA

A mund ta ndihmojë Moska Maduron e Venezuelës?

08:26 : 05/11/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 5 nëntor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:22 : 05/11/2025
BOTA

“Ofensiva e Riatdhesimit”/ DW: Çfarë po ndodh me dëbimet nga Gjermania

08:19 : 05/11/2025
Foto ilustruese
AKTUALITET

Fëmijët që “punojnë natën”/ Shfrytëzim në zemër të Tiranës

08:06 : 05/11/2025
Foto ilustruese
AKTUALITET

Diell dhe kthjellime në gjithë vendin, parashikimi i motit për ditën e sotme

07:57 : 05/11/2025
Para

Rrëfimi i gazetares: Si u burgosa për 27 orë në aeroportin e Malpensas

TË GJITHA

Tragjedi në Bosnje e Hercegovinë! Azil i të moshuarve përfshihet nga flakët, 10 viktima

08:36 : 05/11/2025

A mund ta ndihmojë Moska Maduron e Venezuelës?

08:26 : 05/11/2025

Këmbimi valutor 5 nëntor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:22 : 05/11/2025

“Ofensiva e Riatdhesimit”/ DW: Çfarë po ndodh me dëbimet nga Gjermania

08:19 : 05/11/2025
Foto ilustruese

Fëmijët që “punojnë natën”/ Shfrytëzim në zemër të Tiranës

08:06 : 05/11/2025
Foto ilustruese

Diell dhe kthjellime në gjithë vendin, parashikimi i motit për ditën e sotme

07:57 : 05/11/2025

Bayern thyen kampionët e Europës, Liverpool triumfon ndaj Real Madrid

23:08 : 04/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com