• Kontakt
Thursday, June 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Fasada e zgjedhjeve dhe pikëpyetjet për drejtësinë

10:06 : 13/05/2021
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE

Nga Agim Baçi

Pakkush e njeh “Fshatin Potemkin”, edhe pse, me shumë gjasa, mund të jetë një lloj banori i këtij fshati.

Dy autorët e librit “Si manipulohen zgjedhjet”, Nic Cheeseman dhe Brian Klass, teksa përshkruajnë se, sot qeveritë e nisin manipulimin e zgjedhjeve shumë përpara ditës së votimit, sjellin në vëmendje atë që ndodhi me Guvernatorin e Rusisë së Re (Krimea e Sotme) në vitin 1787. Guvernatori i rajonit, Grigory Potemkin, i njohur edhe për afërsinë intime me Katerinën e Madhe, i ishte ngarkuar si detyrë pastrimi dhe rindërtimi i rajonit pas luftës shkatërruese dhe ankesimit pasues.

Legjenda, sipas autorëve, thotë se Potemkini donte t’i mahniste vizitorët e rëndësishëm me disa fshatra të bukur dhe të pastër. Por, kishte vetëm një problem: fshatrat nuk ishin as të pastër e as të bukur.

Kështu që, sipas legjendës popullore, Potemkini ndërtoi disa fasada fshatrash xixëlluese përgjatë rrugës së lumit. Nga larg, ato të linin pa fjalë. Nga afër, kuptohej që ishin të rreme. Thuhet se ai i ndërtonte këto fshatra para ardhjes së Katerinës dhe i prishte ato pasi ajo largohej, duke e përsëritur të njëjtën lojë herë pas here. “Fshati Potemkin” i referohet sot një fasade – të vërtetë dhe figurative- të ndërtuar për të fshehur një shëmtirë.

Lexo edhe:

Al Hilal i Inzaghit ndal Realin në Botërorin e Klubeve, Valverde humb penallti në shtesë

Horoskopi, e enjte, 19 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Sot, politologët, thonë se kemi të bëjmë shpesh me “Zgjedhjet Potemkin”, duke nënkuptuar këtu vendet në rrëshqitje drejt autokracisë. Ata e theksojnë këtë sidomos kur qeveritë bëjnë lëvizje e takime sipas modelit të shndritshëm të demokracisë me xixëllime si “Fshati Potemkin”, madje duke ftuar ndërkombëtarët në këto evente me shumë bujë, kur në fakt, pas fasadës, është vetëm skela aktuale e demokracisë, shpesh e kalbur.

Por, pavarësisht fakteve shumë interesante të dhëna nga Cheeseman dhe Klass në studimin e tyre, duket se ajo që ndodhi më 25 prill në Shqipëri, është thjesht një shtim i të dhënave të manualeve se si manipulohen zgjedhjet.

Autorët e librit nuk kanë parashikuar se çfarë ndodh me raste tërmetesh apo pandemish, siç ndodhi në Shqipëri, ku fatkeqësisht nevojat e qytetarëve pas fatkeqësive natyrore u kthyen në gjahun më joshës të qeverisë për manipulimin e zgjedhjeve.

Gjithkush e mban mend se si u përdor gjuha e frikësimit për qytetarët në nevojë si, “S’do ketë vaksina!” apo “S’do ketë rindërtim!”, nëse do fitonte opozita. Dikush me mend mund të qeshë ende me këto kërcënime, por ideatori i këtyre frikësimeve, z. Rama, dhe ekipi i tij ishin të qartë që mediat e zotëruara prej qeverisë do arrinin ta përçonin këtë frikë ngado, që të frenohej një frymë pro opozitës.

Dhe hallexhiu i shkretë, që nuk merr laps e letër të gjykojë qeverinë, dhe që nuk ka këllqe të vërë “bast për ndryshimin”, atëherë struket në pellgun e vogël të mbijetesës së tij, pa kërkuar kurrfarë shpjegimi se si mund të ndodhë që kundërshtari politik, që është sërish bashkëkombës i Kryeministrit të tij, mund t’ua bëjë këtë qytetarëve të këtij vendi.

Dhe dihet tashmë që lajmet e rreme, të dhëna nga një autoritet i madh shtetëror, rrisin skepticizmin, duke bërë që shumë njerëz të pavendosur, të kthehen edhe në më të pavendosur, duke mos dalë fare në zgjedhje, edhe pse në rrjete sociale shumë prej tyre shprehin pakënaqësi ndaj nivelit të shtrembëruar të demokracisë. Por, nëse “Fshatin tonë Potemkin” e mbajtën në këmbë votuesit e 25 prillit, të cilët nuk ka pse të qahen pas zgjedhjeve për atë që nuk eci mirë, a vlen kjo fasadë e kalbur dhe e shëmtuar kur zbulohet edhe për drejtësinë.

Pra, nëse vota e 25 prillit e amnistoi Ramën nga mosmbajtja e premtimeve, a vlen edhe për drejtësinë që pas zgjedhjeve, të mos shohë shkeljet e deritanishme të qeverisë? P.sh., a do ketë hetime për mënyrën se si shkoi “çështja Bechetti” ku Shqipëria humbi mbi 110 milionë euro? A do hetohen humbjet e tjera të gjyqeve që janë në proces? A do të hetohen tenderët pa garë në kohë pandemie, siç ka ndodhur rëndom në shumë vende demokratike, ku transparenca ka qenë thelbi i funksionimit në çdo kohë, qoftë në luftë apo krizë?

A do mundet SPAK që shkeljet e hapura të Kodit Zgjedhor, me përfshirjen e shtetit në çdo hallkë të zgjedhjeve, në kundërshtim të plotë me Kodin Zgjedhor, ta hetojë seriozisht? Këto pyetje ndaj drejtësisë janë çështja nga ku ne duhet të shpresojmë të kuptojmë nëse jemi futur zyrtarisht në “epokën e autokracisë Rama” apo kemi ende shpresë, pasi drejtësia do japë shenja jete.

Ndërkohë, ata mbështetës të opozitës që mendojnë se përballë qeverisë duhet të forcohen mjetet teknike të kontrollit ndaj qeverisë, që të mos ketë më manipulime, thjesht mund të fusin në qorrsokak edhe zgjidhjet për të ardhmen. Mënyrat e derisotme të manipulimit, që qeveria shqiptare ka përdorur gjerësisht, dhe pa u fshehur, ku përfshihen edhe të dhënat dixhitale, nënkuptojnë se opozita duhet të fokusohet në atë që duhet të ndodhë brenda saj dhe në një ndryshim të konceptit politik të derisotëm.

Pra, shkurt, nuk ka zgjidhje politike duke parë thjesht nga përmirësimet teknike. Mundet që korrigjimi i ligjeve që u ndryshuan njëanshëm të jetë një ndihmë e vogël për të ardhmen. Por zgjidhje kryesore duhet të shihet te një rikthim i besimit të publikut te politika. Vetëm një rikthim i alternativës politike të besueshme e të moralshme mund të përballojë manipulimet teknike apo gjithë lojërat që pushteti tenton t’i bëjë shumë kohë përpara se të votohet.

Pa dyshim që mospranimi i manipulimit si akt normal, mospranimi i “të fortëve” si realitet i domosdoshëm për të fituar zgjedhjet, është hap tejet i domosdoshëm, pasi kështu mund të ruajmë më së paku disa kufij moralë, pa të cilët shoqëria rrezikon të humbë respektin për demokracinë, e më pas edhe për lirinë. Por, vetëm faktimi i pashoqëruar me një politikë besimi me publikun, mund të rezultojë sërish vetëm faktmbledhës dhe denoncues, por jo fituese, jo triumfues ndaj së ligës që prodhuan këto zgjedhje. /Marrë nga Panorama/

Lajme të lidhura

SPORT

Al Hilal i Inzaghit ndal Realin në Botërorin e Klubeve, Valverde humb penallti në shtesë

23:12 : 18/06/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, e enjte, 19 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 18/06/2025
AKTUALITET

Furça e arkitektëve të famshëm në shërbim të parave të pista që financojnë ndërtimin

22:51 : 18/06/2025
SHENDETI

Nga bananet te agrumet, zbuloni superushqimet që na ndihmojnë me reduktimin e stresit

22:49 : 18/06/2025
BOTA

A mund ta çaktivizojë programin bërthamor të Iranit një sulm ndaj impiantit nëntokësor Fordov?

22:35 : 18/06/2025
AKTUALITET

Inceneratorët “djegin” vetëm paratë e buxhetit/ Landfilli i Sharrës drejt emergjencës mjedisore

22:28 : 18/06/2025
Para

Besimtarët myslimanë në Shkodër falin namazin në xhami, për shkak të kushteve atmosferike

TË GJITHA

Al Hilal i Inzaghit ndal Realin në Botërorin e Klubeve, Valverde humb penallti në shtesë

23:12 : 18/06/2025

Horoskopi, e enjte, 19 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 18/06/2025

Furça e arkitektëve të famshëm në shërbim të parave të pista që financojnë ndërtimin

22:51 : 18/06/2025

Nga bananet te agrumet, zbuloni superushqimet që na ndihmojnë me reduktimin e stresit

22:49 : 18/06/2025

A mund ta çaktivizojë programin bërthamor të Iranit një sulm ndaj impiantit nëntokësor Fordov?

22:35 : 18/06/2025

Inceneratorët “djegin” vetëm paratë e buxhetit/ Landfilli i Sharrës drejt emergjencës mjedisore

22:28 : 18/06/2025

Lojtarët që Barcelona mund të shesë për të regjistruar Nico Williams

22:24 : 18/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com