Policia e Durrësit, ka arrestuar 2 persona pasi akuzohen për drogë.
Sipas infrmacioneve bëhet me dije se janë vënë në pranga shtetasit me iniciale I.Ç., dhe B.Ç., (babë e bir) pasi iu sekuestruan një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit cannabis sattiva.
Mësohet se ditën e djeshme janë ndaluar B.Ç., 30 vjeç, banues në Durrës,(i biri) pasi nuk ka zbatuar masën e sigurisë ” Arrest në shtëpie”.
Ndërkohë policia njofton se u arrestuan në flagrancë 4 shtetas dhe shpallur në kërkim një tjetër, gjithashtu është vënë në pranga edhe shtetasi i shpallur në kërkim. I arrestuari është H.X., 28 vjeç, banues në Larushk, Krujë.