Sara e la për Atdheun, Geliani i revoltuar: Unë kam dinjitet, ajo nuk ekziston (Foto)

Sara dhe Geliani vendosën një javë më parë që të deklaroheshin vetëm për njëri-tjetrin në emisionin “Për’puthen”. Por të gjithë mbetën pa fjalë kur Sara u shfaq në krahët e Atdheut dhe dukeshin shumë të afërt me njëri-tjetrin.

Puntatën  edjeshme Sara tha se deklaratën për Gelianin e ka dhënë për shkak se ndihej e pasigurtë për Atdheun dhe ishte xheloze për të. Më pas Atdheu i kërkoi të dilnin bashkë si çift sepse dhe ai ndjente për të.  Dyshja i dhuruan njëri-tjetrit puthje romantike dhe u larguan si çift nga emisioni.

Siç duket këto zhvillime Geliani nuk i ka pritur mirë dhe ka shpërthyer kundër Sarës përmes një postimi në “Instagram”.

“Ndaloni së foluri budallallëqe për mua dhe atë vajzë, ajo nuk ekziston. Kam jetën time me dinjitet dhe respekt. Të tjerët kanë jetën e tyre. Paqe dhe ju dua të gjithëve!”, shkruan Geliani.

Ai nuk e ndjek më Sarën në “Instagram”, ndërsa Atdheu vazhdon të jetë pjesë e listës së miqve të tij.

E la për Atdheun, Geliani shpërthen kundër Sarës: Ajo nuk