“Mi Chiamo Francesco Totti”/ Filmi i legjendës së Romës fiton “Oscar”-in italian

“Mi Chiamo Francesco Totti”, ose shqip “Më quajnë Franccesko Totti”, filmi dokumentar i legjendës së Romës dhe Italisë, ka fituar çmimin “David di Donatello”, versionin italian të Oscar.

Dokumentari i italianit është vlerësuar si filmi më i mirë dokumentar. Në të shfaqej jeta dhe karriera e ish-futbollistit, i cili tashmë i është futur fushës së menaxhimit të futbollistit.

Alex Infascelli është regjisori i filmit të Tottit, që është shfaqur edhe jashtë Italisë.