Aksident në Tiranë, makina përplas të miturin

Një automjet ka përplasur një këmbësor në rrugën “Don Bosko” në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur rreth mesditës, ndërsa nga të dhënat e para mësohet se i plagosur ka mbetur një fëmijë i mitur.

Ky i fundit është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Nuk dihet ende identiteti i fëmijës që ka mbetur i lënduar nga aksidenti, ndërkohë që Policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit deri në sqarimin e rrethanave të përplasjes.