Një adoleshente është në gjendje të rëndë shëndetësore pasi dyshohet se ka konsumuar lënë bujqësore.
Policia njoftoi se, në spitalin e Fierit, ka shkuar në gjendje të rëndë shëndetësore një shtetase 16 vjeçe, banuese në Drenovë, Mallakastër, e cila dyshohet se ka konsumuar lëndë herbicide bujqësore.
16-vjeçarja ndodhet në reanimacion në Tiranë nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, shtuan të njëjtat burime.