Bashkëshortja e miliarderit Bill Gates, Melinda, kishte filluar takimin me avokatët për divorcin të paktën që në vitin 2019 – njoftoi Wall Street Journal duke cituar burime dhe dokumente.
Çifti njoftoi ndarjen e tyre javën e kaluar pas 27 vitesh, duke deklaruar se “vendimi erdhi pas shumë mendimesh dhe shumë pune në marrëdhëniet tona”.
Melinda Gates, 56 vjeçe, kishte qenë në kontakt me avokatë nga disa firma që para dy vitesh, sipas raportit të ri.
Burimet që folën për Wall Street Journal theksuan se puna e Bill Gates me të ndjerin Jeffrey Epstein, një multi-milioner dhe i dënuar për vepra seksuale, ishte një problem midis tyre.