LSI kërkon shpalljen e pavleshmërisë së zgjedhjeve në dy qarqe të tjera

Lëvizja Socialiste për Integrim ka ankimuar në KAS rezultatin e zgjedhjeve të 25 Prillit në qarkun e Korçës dhe të Vlorës.

LSI, ka dorëzuar në Komisionin Qendror të zgjedhjeve dy padi përmes të cilave kërkon shpalljen si të pavlefshme të zgjedhjeve në qarkun Korçë dhe Vlorë.

Në paditë e depozituara nga LSI theksohet fakti se vendimi për vendosja e karantinës dyjavore për emigrantët që vijën nga Greqia dhe RMV është i paligjshëm pasi i privoi ata nga e drejta kushtetuese e votës.

Ditën e djeshme Lëvizja Socialiste për Integrim ka ankimuar rezultatin e zgjedhjeve për qarkun e Durrësit, ndërsa më herët ka kundërshtuar procesin zgjedhor edhe në qarqet Berat dhe Gjirokastër, dhe ka kërkuar shpallje të pavlefshmërisë dhe përsëritjen e zgjedhjeve.