Kandidatja e PD kërkon rinumërimin e votave në Tiranë

 

Kandidatja e PD në qarkun e Tiranës, Lediana Fratari, ka dorëzuar një kërkesë në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve, lidhur me parregullsitë e caktuara në procesin e numërimit të votave për kandidatët e partive politike.

Fratari ka kërkuar rinumërim të votave në KZAZ nr 47, pasi sipas saj nuk i janë numëruar votat në emrin e saj, duke pretenduar se është votuar më shumë nga çfarë reflektohet pasi ka mospërputhje të procesverbalëve me rezultatet e publikuara.

Fratari, e 34-a në listën e PD-së për Qarkun Tiranë, ka marrë 2000 vota sipas KQZ-së, duke mbetur jashtë parlamentit.