Aksident në Lushnjë, mjeti përplas të moshuarën

 

Një aksident është regjistruar ditën e sotme në orët e para të mëngjesit.

Ngjarja ka nododhur në Lushnjë, ku një e moshuar është përplasur nga një mjet teksa po kalonte rrugën për të hedhur mbeturinat.

Sipas informacioneve, mësohet se e moshuara ndodhet në spital me dëmtime të lehta.

Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje, ku po kryen veprimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.