VIDEO/ Man.United “çan” mbrojtjen e Romës, Cavani i ndëshkon me një predhë

Manchester United ka shënuar edhe golin e shtatë ndaj Roma-s. Djajtë e Kuq, pas fitores 6-2 të marrë në gjysmëfinalen e parë të Europa League, e kanë mbyllur në avantazh pjesën e parë të gjysmëfinales së kthimit.

Sfida e Olimpico-s është zhbllokuar në minutën e 39-të nga një predhë e Edinson Cavani-t. Asnjë rezistencë nga mesfusha dhe mbrojtja e verdhekuqve.