Nga vrasja në Elbasan te vetëvrasja në Shkodër, Dom Gjergj Meta: S´mund të kalohen lehtë

Dom Gjergj Meta, përmes një postimi në rrjete sociale, ka reaguar lidhur me ngjarjet e rënda që janë shënuar sot në vend.

Ai përmend vrasjen e një gruaje në Elbasan nga bashkëshorti i saj pas divorcit. Gjithashtu ai përmend rastin e rëndë të një të mituri i cili u vetëvra aksidentalisht në Shkodër duke bërë video ‘Tik Toku’.

Dom Gjergj Meta, shprehet se këto të sotshmet, nuk mund të kalojnë më fjalët “gjëra që ndodhin”. Më tej, ai thekson se nevojitet një angazhim i të gjithëve sidomos për shkak të pasojave rënduese që po na shkaktojnë Pandemia dhe situatat e varfërive sociale.

Reagimi

Vrasja e një gruaje jashtë gjykatës në ditën e sotshme nuk mund të kalojë me fjalët: “gjëra që ndodhin”.

Po ashtu vetvrasja aksidentale e një fëmije për një video në tik-tok nuk mund të na lërë indiferentë.

Janë shfaqje të dhunshme të një emergjence të nëndheshme edukative dhe antropologjike.
Janë ngjarje që tregojnë gjëndjen e shoqërisë tonë dhe fatkeqësisht fshehin nëndheshëm situata të shumta në qendrat urbane dhe në periferitë rurale.

Gratë dhunohen dhe bulizohen fatkeqësisht edhe në nivele të larta. Fëmijët janë viktima të botës virtuale vështirësisht e kontrollueshme dhe e filtrueshme.

Nevojitet një angazhim i të gjithëve sidomos për shkak të pasojave rënduese që po na shkaktojnë Pandemia dhe situatat e varfërive sociale.