E fundit/ Vetëvritet me armë zjarri gruaja

Një grua në Lezhë dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri mëngjesin e sotëm.

Policia njoftoi se rreth orës 10:40,  në fshatin Ishull- Lezhë, në banesën e saj, dyshohet së është vetëvrarë me armë gjahu shtetasja  D.M., 52 vjeçe.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes, shtuan të njëjtat burime.