Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Shkodër

Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë në lagjen “Gurec” të Shkodrës.

Mësohet se për shkak të shpërthimit janë shkaktuar dëme materiale. Ndërkohë në banesë ndodhej vetëm një person, por fatmirësisht nuk është lënduar.

LEXO EDHE  Një fëmijë rrezikon të mbytet në plazhin e Velipojës

Shërbimet zjarrfikëse kanë ndërhyrë në kohë duke bërë të mundur shuarjen e flakëve.